Dukaj priti në takim delegacionin e Ministrise se Arsimit të Kosovës

Delegacioni i Ministrisë së Arsimit të Kosovës, në përbërje të këshilltarëve politik të Ministrit Shyqiri Bytyqi: Prof. Fatmir Bytyqi, Dr. Ferim Gashi e Dr. Shkodran Imeraj dhe drejtori i Departamentit të Arsimit Parauniversitar në MAShT-ë, Agim Bërdyna, të shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Podgoricë, Skender Durmishi, u prit në një takim zyrtar nga zv. Ministri i Arsimit në Qeverinë e Malit të Zi, Marash Dukaj.

Dukaj me bashkepuntoret e vet shperhi gatishmerine e Ministris se arsimit te Malit te Zi per bashkepunim ne te gjitha nivelet e arsimit.

Takimi ishte mjaftë frytdhënës dhe u shtrua tema e një marrëveshjeje ndërmjet Ministrisë së Arsimit të Kosovës dhe Malit të Zi.

Në takim ishte prezent edhe David Kalaj ne cilesine e drejtuesit te programit studimor per pergatitjen e mesuesve ne gjuhen shqipe.

Malësia.me

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!