Ministria e Arsimit: Viti shkollor do të fillojë sipas modelit të njoftuar

Viti shkollor do të fillojë sipas të njëjtit model që është njoftuar, para së gjithash për shkak të nevojës që nxënësit tonë të kontaktojnë me mjedisin shkollor pas një kohe të gjatë, por me vërejtjen se situata aktuale epidemiologjike është më se komplekse, njoftoi Ministria e Arsimit.

Kjo, do të thotë se nëse të gjithë ata që janë të lidhur drejtpërdrejt ose indirekt me sistemin arsimor nuk i përmbahen rreptësisht masave, ekziston mundësia reale që të ndryshohet modeli i mësimdhënies: pezullimi i pjesshëm ose i plotë i mësimit dhe kalimi në sistem online./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!