Përcaktohet Flamuri, Stema dhe Himni i shqiptarve në Mal të Zi

Qeveria e Malit të Zi dha pëlqimin mbi vendimet për Flamurin, Himnin dhe festën nacionale të popullit shqiptarë.

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi ka vendosur të përdorë flamurin kombëtar shqiptar si simbolin e tyre në Mal të Zi.

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi ka vendosur të përdorë flamurin kombëtar shqiptar me shqiponjën e zezë dykrenare me sfond të kuq.

Si stemë do të ketë shqiponjën e zezë dykrenare mbi të cilën është përkrenarja e heroit kombëtar, Skënderbeut si dhe himnin “Rreth flamurit të përbashkuar”.

Gjithashtu është raportuar se 28 Nëntori – Dita e Flamurit Kombëtar – është caktuar si Dita e Festës Kombëtare të Shqiptarëve në Malin e Zi./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!