ASH dhe URA dorëzuan listën në Plavë: Prioritet rruga Plavë – Deçan

Alternativa Shqiptare dhe URA kanë dorëzuar listën për zgjedhjet lokale në Plavë.

“Koalicioni i LQ URA dhe Alternativës Shqiptare do të luftojnë me vendosmëri për të ardhmen e Plavës, dhe theks të veçantë do ta vendosim në ndërtimin e rrugës Plavë – Deçan, e cila është shtylla e zhvillimit të kësaj zone”, tha bartësi i listës Esad Bajraktareviq gjatë dorëzimit të listës “.

Kandidati për këshilltar nga Alternativa Shqiptare, Ibër Hoti, theksoi se kandidatët e kësaj liste do të dëshmojnë aftësinë e tyre për ta udhëhequr këtë qytet dhe se qytetarët e Plavës do të ndjejnë përmirësim dhe ndryshim për herë të parë.

Shperndaje