Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e Malit të Zi në Prishtinë, Ferhat Dinosha, të cilit i ka uruar mirëseardhje në Kosovë dhe sukses në detyrën e tij të re, transmeton Malësia.ME.
Më këtë rast, ministri Hoxhaj i ka ofruar ambasadorit Dinosha gatishmërinë e tij dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme për ta mbështetur punën e tij në Kosovë.
Kënaqësi ta pres sot ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha. I urova mirëseardhje dhe suksese në misionin e ri diplomatik në Kosovë. Ardhja e tij për të shërbyer në Prishtinë është shenjë e raporteve të mira ndërfqinjësore e ndërshoqërore që kemi.
Të dy palët u pajtuan se Mali i Zi dhe Kosova synojnë thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e përbashkët në rrugën e integrimeve euro-atlantike.