Shtetet e Bashkuara të Amerkës përgëzuan Malin e Zi për zhvillimin e suksesshëm të zgjedhjeve parlamentare më 16 tetor.
Nga Misioni i OSBE-së në SHBA, theksuan se Misioni Ndërkombëtar për Vëzhgim vlerësoi se zgjedhjet u zhvilluan në një mjedis konkurrues në të cilin liritë themelore u respektohen në përgjithësi, transmeton Malësia.ME.
“Në veçanti, përgëzojmë Malin e Zi për futjen e sistemit elektronik për identifikimin e votuesve, që e mbështetën shumë si një mjet për të siguruar një masë mbrojtjeje kundër votimit të shumëfishtë, thuhet në deklaratë.
Sa i përket parregullsive procedurale dhe mangësive të tjera të vërejtura nga Misioni Ndërkombëtar për Vëzhgim, siç thonë ata, me këtë duhet të merren organet kompetente./Malësia.ME/