Kryetari i SDP në Tuz, Ismet Gjokoviq dorëhiqet nga të gjitha funksionet në parti

Kryetari i këshillit komunal të Partisë Social Demokratike (SDP) në Tuz, Ismet Gjokoviq ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në parti.

Dorëheqjen e dorëzova të enjten më 26 tetor sepse tashmë kanë filluar aktivitete për zgjedhjeve lokale që mbahen me 26 nëntor dhe për shkak të punës jashtë politikës me të cilën merrem tash një kohë të gjatë, nuk kam kohë që t’i përkushtohem fushatës, prandaj vendosa të tërhiqem krejtësisht – tha Gjokoviq.

Ai theksoi se vendimin e solli ne mënyrë vullnetare, pas 25 vitesh në këtë parti.-Në SDP jam që nga themelimi i partisë, jam edhe një nga themeluesit, por është koha që të vijnë njerëz të rinj, – tha Gjokoviq./Malësia.ME/

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!