Inspektorati: Nuk ka bazë për prishjen e kishës në Rumi

Inspektorati Urbanistik dhe Ndërtimor i Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit të qeverisë së Malit të Zi, gjatë kontrollit në majën e malit Rumi, ku gjendet e vendosur një kishë metalike nga ana e Kishës ortodokse serbe, ka konkluduar që nuk ka ndërtime të reja dhe se për atë zonë nuk ka dokumentacion të vlefshëm planifikimi. Kjo do të thotë se nuk ka bazë për prishjen e kishës.

Në raportin e Inspektimit, të publikuar nga Dan, ku tregohet se 10 policë dhe tre përfaqësues të Policisë Bashkiake të Komunës së Tivarit dolën në inspektim në vendin e inspektimit, është shkruar që ndërtesa ekzistuese (kisha në Rumi) është mbuluar me gurë.

Raporti i inspektimit tregon se nuk ka bazë ligjore për prishjen e kishës në Rumi, sepse sipas Ligjit për Planifikimin Hapësinor dhe Ndërtimin e Ndërtesave, vetëm ndërtesa që është ndërtuar pa leje ndërtimi në zonën ku ekziston dokumentacioni i planifikimit është e paligjshme./UlqiniOnline/Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!