RENEA vret ekstremistin grek

RENEA ka vrarë shtetasin Kostandinos Kaçifa, i cili qëlloi me armë kundër efektivëve të policisë.

Një ngjarje e rëndë u shënua në Bularat në Gjirokastrës, zona e Dropullit ku jeton minoriteti grek, ku shtetasi Kostandinos Kaçifa mbeti i vrarë nga forcat e RENEA-s, pasi u ndoq për orë të tëra.

“Forcat RENEA i kanë bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet, por shtetasi Kaçifa nuk i është përgjigjur thirrjes së herëpashershme të policisë, por ka hapur zjarr me arme duke rrezikuar seriozisht jetën e efektiveve edhe për shkak të terrenit ku mundësia e mbrojtjes ishte e ulët. Forcat RENEA janë kundërpërgjigjur dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i varë shtetasi K. Kaçifa”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia tha se 35-vjeçari Kaçifa është nga Bularati i Gjirokastrës, por kohët e fundit jetonte në Athinë dhe prej disa ditësh ishte kthyer në vendlindje.

Ai u tentua të arrestohet në orët e paradites, ku qëlloi mbi policinë.

Kaçifa nisi të shtie me armë, ndërsa fshati bëhej gati për të përkujtuar të rënët e luftës italo-greke. Ishin vetë banorët ata që u ankuan prej tij, duke e pëshkruar dhe si konfliktual.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!