Hajdinaga drejtor i OT të Ulqinit në vend të Gjekës

0

Ish kryetari i Komunës së Ulqinit dhe ministri për pakica në Qeverinë e Malit të Zi, Gzim Hajdinaga, do të jetë drejtori i ri i Organizatës Turistike në këtë qytet, u vendos të mërkurën në mbledhjen e Këshillit Ekzekutiv të këtij institucioni.


Ai në këtë funksion do të zëvendësojë Fatmir Gjeken i cili për shkak të zgjedhjes në postin e deputetit në Kuvendin e Malit të Zi dha dorëheqjen nga k ky funksion.

Hajdinaga ishte zyrtar i lartë i UDSH-së gjatë kohës së Ferhat Dinoshës.

Ndërkohë, ai u konfrontua me kryetarin aktual të UDSH-së, Mehmet Zenkën, me të cilin, sipas “Vijesti”, ai ka një marrëdhënie shumë të keqe. Për shkak të kësaj, ai u largua nga UDSH dhe u bashkua me Partinë Demokratike të Gejkës, ku mori pozitën e zëvendësit të tij, pra nënkryetarit të partisë.

error: Të drejtat e rezervuara !!