Nimanbegu: Kuvendi në bllokadë të heshtur, ligjet në pritje

Deputeti i Listës Shqiptare, Genci Nimanbegu tha se Kuvendi është në një bllokadë të heshtur dhe se partitë në pushtet që nga dita e parë po sillen sikur të ishin në fushatë zgjedhore.

“Kuvendi në këto momente nuk po mblidhet, nuk po punon, jemi në një bllokadë të heshtur”, tha Nimanbegu në programin e mëngjesit në RTMZ.

Ai thotë se deputetët mblidhen, kështu që ora e kryeministrit është caktuar për nesër, por siç shton ai nuk po miratohen ligje. Prandaj, ai nuk është i sigurt se çfarë do të ndodhë me ligjin që do të rregullojë çështjen e pronës së fituar në mënyrë të paligjshme.

“Ne nuk po miratojmë ligje sepse kjo shumicë parlamentare nuk është në gjendje të pajtohet për shumë gjëra, kështu mendoj edhe për këtë ligj, jo sepse nuk janë pro një ligji të tillë, por për disa synime që kanë. ka thënë Nimanbegu.

I pyetur nëse do ta votonte atë ligj, Nimanbegu tha se duhet ta lexojnë së pari ligjin.

Mbetet të shihet nëse ky ligj është i zbatueshëm, tha Nimanbegu duke shtuar se deri më tani është udhëhequr nga interesi i qytetarëve.

Ai tha nuk ka pasur asnjë bisedë për rikonstruim dhe hyrje në Qeveri.

“Për të arritur në pozitën negociuese për hyrje në Qeveri, duhet besueshmëri. Ne nuk dimë kush është në krahun tjetër, kush çfarë përfaqëson”, deklaroi Nimanbegu dhe rikujtoi se para gjysmë viti kishin ftesa për të hyrë në Qeveri, të cilat, siç tha ai, nuk ishin të sinqerta. /Malësia.ME/

Shperndaje