Nishani nderon heroin Dedë Gjo Lulin me dekoratën e “Flamurit Kombëtar”

Në një ceremoni solemne të zhvilluar në Pallatin e Brigadave ku ishin të pranishëm drejtues të njësive vendore, përfaqësues të Malësisë së Madhe, studiues, historianë, miq nga Kosova dhe nga diaspora shqiptare, etj., Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nderoi atdhetarin e shquar dhe prijësin legjendar të luftës për liri dhe pavarësi Dedë Gjo Luli (pas vdekjes) me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

Në këtë veprimtari solemne me rastin e 100-vjetorit të vrasjes së heroit dhe prijësit Dedë Gjo Luli, Kreu i Shtetit shqiptar shprehu kënaqësinë dhe nderin që, në cilësinë e Presidentit të Republikës, po vlerësonte dhe të nderonte një atdhetar të spikatur, një luftëtar sypatrembur, një strateg dhe një burrë trim që nuk kurseu asgjë, as jetën e tij, për mbrojtjen e territoreve shqiptare kundër copëtimit dhe shpërbërjes.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!