Zgjedhet Qeveria e re, kryeministër Dushko Markoviq

Në seancën e Kuvendit të Malit të Zi, sot me 42 vota pro, u zgjodh Qeveria e re e Malit të Zi.

Në fillim të mbledhjes, mandatori Dushko Markoviq, tani kryeministër, e paraqiti programin e veprimtarisë dhe qëllimeve të tij në mandatin 4 vjeçar, dhe njëkohësisht dhe propozoi kabinetin e tij i cili do ta përbëjnë katër nënkryetar, një ministër pa portofol dhe 19 ministra. Në Qeverinë e re do të jenë përfaqësuesit Partisë Demokratike të Socialistëve, Partisë Boshnjake, Socialdemokratëve, Koalicioni ”Shqiptarët të Vëndosur” dhe Iniciativës Qytetare Kroate, shkuan rtcg.

Kryeministri Dushko Markoviq, paraqiti përmbajtjen e qeverisë , në të cilën gjenden mjaft emra të rin. Nga kuadrot e vjetër në qeveri do të vazhdojnë të jenë prezent Predrag Boshkoviq si ministër i mbrojtjes, Zoran Pazhin si ministër i drejtësisë, Rafet Husoviq nënkryetar i qeverisë dhe Marija Vuçinoviq si ministre pa porfel.

Ministritë e tjera do të udhëhiqen nga persona të rinj, disa prej të cilëve marrin pjesë për herë të parë në përbërjen e ekzekutivit. Ministër i punëve të mbrendshme do të jetë Mevludin Nuhoxhiq, ministër i bujqësisë Millutin Simoviq, i turizmit Pavle Radulloviq, shëndetsisë Kenan Hrapoviq, arsimit Damir Shehoviq, financave Darko Radunoviq,  shkencës Sanja Damjanoviq, punëve të jashtme Srgjan Darmanoviq, administratës publike Suzana Pribiloviq, integrimeve europiane Aleksandër Pejoviq, komunikacionit Osman Nurkoviq, çështjeve sociale Kemal Purishiq, ekonomisë Dragica Sekuliq, kurse i të drejtave të njeriut dhe pakicave Mehmet Zenka.

Shperndaje