Rama: Bashkimi kombëtar përmes BE-së; zbulohet logoja e Vitit të Skënderbeut

Nga Vlora zbulohet logoja zyrtare e Vitit të Skënderbeut. Në ceremoni mbajtën fjalën kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta por dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Image

Në fjalën e tij, Rama tha se ëndrra e bashkimit kombëtar përmes BE-së është politikbërje mbi realitetin dhe jo mbi emocionet.

“Sa për ëndrrën tonë, bashkimin kombëtar përmes Bashkimit Evropian, është politikbërja mbi realitetin dhe jo mbi emocionet e vetmja rrugë prej ku vjen dhe frymëzimi ynë i përditshëm. Realitetet më shumë sesa pasionet drejtojnë sytë mbi një projekt përbashkues të një populli jo më të fragmentuar, por dhe të një Ballkani jo më fragmentar por të unifikuar nga sinergjitë e përbashkëta, strategjitë gjithëpërfshirëse në një terren të kultivuar përmes bashkëjetesës jo vetëm paqësore por dhe me frytet e përbashkëta në rrugën e hapur të anëtarësimit në BE”, tha Rama.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!