Në Komunën e Tuzit u bë pritja zyrtare e majorit të Rochester Hills-it, Bryan Barnett

Sot, në Komunën e Tuzit u bë pritja zyrtare e majorit të Rochester Hills-it, Bryan Barnett.
Në sallën e Kuvendit të Komunës së Tuzit u takua me përfaqësuesit e Komunës dhe me drejtorët e të gjitha institucioneve të cilat Komuna i ka formuar. Në këtë takim, majori pati shansin të njoftohet nga afër, dhe në detaje me të gjitha projektet zhvillimore që Komuna ka realizuar vitet e fundit.

Z. Barnett u zotua se bashkëpunimi midis dy komunave do të thellohet edhe më shumë në fushën e ekonomisë, kulturës dhe turizmit.
Komuna e Tuzit dhe ajo Rochester Hills – Michigan ka kohë që janë binjakëzuar, e në kuadër të këtij binjakëzimi, të vetëdijshëm për nevojat tona si komunë, Qyteti e Rochester Hills vazhdimisht ka ndihmuar vendin tonë në mënyra dhe forma të ndryshme, për çka i jemi shumë falënderues.

P.s. Më pas, z. Barnett së bashku me përfaqësuesit e Komunës, vizitoi ndërmarrjet dhe institucionet, themelues e të cilave është Komuna e Tuzit.

Shperndaje