Ata që nënshkruan komunën në kuadër të kryeqytetit! (Foto)

Sot në Parlamentin e Malit të Zi do të votohen ligjet që do të çojnë në formimin e Komunave në kuadër të kryeqytetit, ku Tuzi dhe Gollubovci do të fitojnë një status të veçant në krahasim me Komunat tjera në Mal të Zi. Gjatë kësaj periudhe ka pas debate të shumta pro dhe kundër kësaj lloj vetqeverisje lokale. Stafi i malësia.me ka arrit të siguroj dokumentin ku janë nënshkrimet e Këshilltarëve të Kuvendit KU Tuz të cilet kanë qenë dakord me këtë ndryshim. Shumica e këshilltarëve kanë qenë dakord, nga 21 këshilltar 16 kanë qenë pro, ndersa vetem 5 kanë qenë kundër.

Pro kanë qenë këshilltarët e DPS Halil Dukoviq, Omer Axhoviq, Gjon Gjelaj, Radovan Nikçeviq, Naser Kerkanoviq, këshilltaret e UDSH, Fadil Kajoshaj, Enis Gjokaj, Enis Lulanoviq, Anton Lucoviq, këshilltarët e Partisë Boshnjake Sabahudin Mustafiq dhe Nexhad Dresheviq, Lista për Tuz Muhamed Gjokaj dhe nga Iniciativa Qytetare Smail Çunmulaj, Vasel Sinishtaj, Lindon Gjelaj dhe Rexhep Gjokaj.

Nga ana tjetër kundër kanë qenë Ismet Gjokoviq nga SDP, Gjergj Camaj dhe Mark Lucgjonaj nga Alternativa Shqiptare, Nikollë Camaj nga LDnëMZ dhe Zhelko Miliq nga SNP.

Se a e duan qytetaret e Malësisë këtë lloj vetqeverisje lokale nuk mund të konstatojmë me siguri, ndoshta më së miri do e tregonte një referendum, por shihet qartë se të zgjedhurit e popullit 16 nga 21 e duan këtë lloj vetqeverisje lokale. Në zgjedhjet e kaluara qytetarët kishin mundësi ti ndeshkonin këto parti, por nuk e bënë një gjë të tillë, në fakt koalicioni DPS-UDSH-PB-LT fitoj edhe më shumë vota. Kjo do të thotë se shumica e don një vetqeverisje lokale të tillë, në bazë të këtyre nënshkrimeve më pak se 30% e duan Komunën e plotë, tjerët janë të kënaqur edhe me Komunën në kuadër të kryeqytetit.

/Malësia.ME/

IMG_1075

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!