Kalon Komuna në kuadër të kryeqytetit. Gjeloshaj voton kundër, Nimanbegu i përmbajtur!

Ashtu siç e kishim paralajmeruar, sot në Parlamentin e Malit të Zi është zhvilluar seanca ku në qender ka pas votimin e ligjeve që çojnë në formimin e komunave në kuadër të kryeqytetit.
DPS, SDP, Partia Boshnjake dhe Mali i Zi pozitiv kanë mbledhur votat dhe kanë mundësuar kalimin e ligjeve.
Deputeti i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj ka votuar kundër për të gjitha ligjet, ndersa nga ana tjetër deputeti i Forcës Genci Nimanbegu ka votuar kundër ligjit për organizim teritorial ndersa për  tre ligjet tjera vota e tij ka qenë e përmbajtur.
Opozita në pergjithësi ka qenë e përmbajtur.
Kjo ishte “dhurata” për festat e fundivitit për qytetarët e Malësisë!!!
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!