Miratohet Plani Hapsinor Urbanistik për Komunën e Ulqinit

Pas shumë vitesh pritjeje më së fundi Komuna e Ulqinit arriti të miratojë Planin Hapsinor Urbanistik të qytetit. Për këtë plan votuan 18 këshilltarë të Kuvendit Komunal, kurse 3 ishin të përmbajtur, njofton Tv Tuta.

Edhe pse këshilltarët patën disa vërejtje në pjesë të caktuara të planit, përsëri ai u cilësua si i domosdoshëm për rregullimin urbanistik të komunës. Përpunuesi i planit, Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm, i miratoi më herët shumicën e vërejtjeve të dërguara pas shqyrtimit publik, me çka u hap rruga që plani të ketë përkrajen edhe të këshilltarëve të partive shqiptare. Ky plan do të jetë në fuqi deri në vitin 2020.

Shperndaje