Qeveria shqiptare përgadit platformën për partitë shqiptare në Maqedoni

Qeveria shqiptare ka përgatitur një dokument për gjithë partitë shqiptare në Maqedoni, të cilat kanë marrë mandate në zgjedhjet e 11 dhjetorit, në të cilën e shpreh qëndrimin e vet mbi faktorin shqiptarë në Maqedoni, njoftoi televizioni Vizion Plus.

Sipas këtij televizioni kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të ketë takim përsëri me liderët dhe përfaqësuesit e BDI-së, Besës, Aleancës për Shqiptarët dhe PDSH-së, ku do tua dorëzojë këtë dokument, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 Partitë shqiptare nuk kanë konfirmuar këto informaccione në lidhje me takimin e tyre me kryeministrin e Shqipërisë.

“Interesi më i madh i Tiranës zyrtare është që blloku shqiptarë në Qeverinë e re të jenë sa më të bashkuar, me qëllim që të bëhet presion pozitiv për mbrojtjen e interesit të shqiptarëve në Maqedoni”, njoftojnë nga televizioni shqiptarë.

Nëse këto informacione janë të sakta, ky do të jetë takimi i dytë i kryeministrit të Shqipërisë me liderët e BDI-së, Besës, Aleancës për Shqiptarët dhe PDSH-së, pas zgjedhjeve.

Shperndaje
1 Comment
error: Të drejtat e rezervuara !!