Ne Kuvendin e Malit të Zi është miratuar Buxheti për vitin 2018, ,në kuader të cilit janë aprovuar përfundimet e koalicionit “Shqiptarët të Vendosur” – FORCA-UDSH-ASH mes cilave janë përfshir edhe disa çeshtje madhore për zonat ku jetojnë shqiptarët.
Sipas Genci Nimanbegut i cili në diskutimin e tij nëKuvend mbi buxhetin vleresoi se viti që po leme pas, për shqiptarët ka pasur levizje të dukshme, kurse viti 2018 do të karakterizohet me investimet në projekte të shumepritura zhvillimore për shqiptarët. Më poshte ju sjellim disa nga pikat të cilat janë miratuar në buxhetin 2018:
- Përfundimi i projektit në realizim, rregullimi i rrugëve dhe infrastrukturës (kalldramit) në qytetin e vjetër të Ulqinit (Kalaja), me shumë prej 500.000 euro.
- Punimi i projekt planit për rrjetin e ujësjellësit në zonën e Krajës (Komuna e Tivarit) dhe Drumes (Komuna e Tuzit)
- Përfundimi i projektit në realizim, rindërtimi i rrugës Ulqin – Krythë (Sukobinë).
- Vazhdimi i infrastrukturës rrugore prej Dinoshës deri tek pika kufitare Cem i Trieshit – Grabom (Shqipëri).
- Punimi i studimit fizibilitetit për ndërtimin e rrugës dhe pikës kufitare Plavë – Deçan (Kosovë).
- Punimi i projekt planit për pikën e re kufitare Skje (Krajë) – Zogaj (Shqipëri)
- Punimi i projekt planit për pikën e re kufitare Shënkollë/Hutaj (Ulqin) – Pulaj (Shqipëri)
- Rindërtimi i bulevardit prej komunës Ulqinit drejt Plazhit të madh, me shumë prej 1.000.000 euro.