Gent Cakaj nga Kosova, emërohet Ministër i Jashtëm i Shqipërisë

Ndryshimet e bëra në Qeverinë e Shqipërisë nga Edi Rama kanë qenë mjaftë të dukshme.

Kështu pas Besa Shahinit që u emëruar Ministre e Arsimit, kosovari tjetër në Qeverinë “Rama 2”, është Gent Cakaj, i cili do të jetë Ministër i Jashtëm.

Cakaj do ta zëvendësoj Ditmir Bushatin që ka udhëhequr me këtë ministri deri më sot.

Qeveria e Shqipërisë, përveç ndryshimeve në Ministrinë e Arsimit dhe ate të Jashtme ka pasur ndryshime edhe në shumë ministri tjera.

Në kuadër të ndryshimeve në qeveri, Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot meritat e pamohueshme të Bushatit në gjithë rrugën e deritanishme, dinamikën e politikës së jashtme dhe shërbimet e reja konsullore”.

Por sipas tij, Bushati duhet t’i përkushtohet Shkodrës me kohë të plotë dhe të japi kontributin e vetë në Këshillin e Integrimit Europian.

Ministri i ri Gent Cakaj, mban aktualisht postin e zv/ministrit në këtë ministri dhe ka një eksperiencë në fushën e integrimit me eksperiencë akademike të shkëlqyer. Sipas Ramës, ai ka gjithë kapacitetin për të marrë stafetën.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!