Kryetari i komunës së Tuzit dhe i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj pas miratimit të Ligjit për Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shfaqjen Publike të Simboleve Nacionale që mundëson përdorimin e lirë të flamurit shqiptarë, ka bërë ftesë që subjektet shqiptare të thellojnë dhe zgjerojnë bashkëpunimin mes tyre, sepse po dëshmohet se bashkimi dhe bashkëpunimi i shqiptarëve jep rezultate konkrete.
Postimi i plotë:
Nuk kishte dënim që na e ndali perdorimin e flamurit.
Edhe një Kërkesë e shqiptarëve u realizua ashtu siç ne e kërkuam!
Po dëshmohet se bashkimi dhe bashkëpunimi i shqiptarëve jep rezultate konkrete.
Apeloj të vazhdojmë që t’a thellojmë dhe zgjerojmë bashkëpunimin, sepse jam i bindur që trendi i rritjes dhe mbështetjes për subjektet shqiptare do të vazhdoj të rritet!