Miratimi i Ligjit për Flamur: Bushati përgëzon partitë shqiptare për këtë arritje

Kuvendi i Malit të Zi miratoi ligjin për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare, përmes të cilit i garantohet pakicave kombëtare e drejta dhe liria e zgjedhjes, përdorimit dhe vendosjes publike të simboleve kombëtare, si dhe shënimi i festave kombëtare.

Ish-ministri i Punëve të Jashtëme të Shqipërisë Ditmir Bushati ka përgëzur partitë shqiptare për këtë arritje.

Përgëzime partive politike shqiptare në Malin e Zi, të cilët për një kohë të gjatë kanë insistuar në miratimin e këtij ligji. Një sukses i përbashkët që vjen nga qartësia në avancimin e kërkesave të drejta dhe ndërtimi i koalicioneve largpamëse në Malin e Zi. Uroj që ky shembull të shërbejë si precedent për t’i mundësuar shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc përdorimin e simboleve kombëtare dhe arsimimin në gjuhën amtare!

Shperndaje