FSHF ka zyrtarizuar sot kontratën me firmën e veshjeve “Makron”, si dhe ka prezantuar fanellen e re të Kombëtares që do të jetë e vlefshme edhe për Europianin “Francë 2016”.
Sponsori i ri teknik që do të zëvendësojë “Adidas”-in do të jetë firma italiane e veshjeve “Makron”, marrëveshja me të cilën u zyrtarizua sot.
Ajo në pjesën ballore ka shqiponjën dykrenare të paraqitur në një formë më digjitale. Mbathjet do të jenë në ngjyrë të zezë, duke inkuadruar në këtë uniformë dy ngjyrat e flamurit kombëtar, gjithashtu është ndryshuar dhe stema.
Por, ajo që bie në sy është mesazhI rrëqethës që gjendet në jakën e fanellës, ku shkruan “Ti Shqipëri me jep nderë”
Fanella është një ndërthurje mes traditave shqiptare me shqiponjën si simbol dhe modernes, pasi dizenjo e saj është vërtetë unike. Gjithashtu në brendësi fanella ka një shkrim të veçantë në gjuhën shqipe që do të jetë frymëzues për të gjithë personat që do ta mbajnë veshur atë.
Për të shikuar videon duhet të kuçeni në facebook