KU Tuz kërkon gjysën e Konikut

KU Tuz kërkonë që brenda kufijëve të komunës së Tuzit të jenë Shtëpitë Rakiq (Kuce Rakica) deri te aeroporti, një pjesë të vendbanimit Cemi në Zetë dhe një pjesë të Konikut (Vrela Ribnicka).

KU Tuz zyrtarish kërkon nga kryeqyteti dhe i ka përsëritur sot kërkesat në debatën publike për vendimin mbi vendbanimet dhe kufijtënë që u mbajtë në QIK “Budo Tomoviq”.

Me kryetarin e Komunës së Podgoricës Sllavoljub Stijepoviq të mërkurën pasdite është takuar kryetari i KU Tuz Abedin Axhoviq.Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të KU Tuz dhe të Golubovcit të cilët paraqitën vërejtjet e tyre ndaj vendimit mbi vendbanimet dhe kufijtë në territorin e kryeqytetit.

Kryetari i Kuvendit të Tuzit Fadil Kajoshaj thekson se në takim të gjithë u pajtuan se ligji duhet të respektohet por vlerësoi se duhet kohë për zbatimin e tyre në praktikë./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!