Yjet shqiptare shkëlqyen në tapetin e kuq të Grammy Awards (Foto)

Mbrëmjen e së dielës u zhvillua ceremonia e ndarjes së Çmimeve Grammy. Në tapetin e kuq kaluan shumë yje botërore, midis tyre edhe 3 këngëtare shqiptare.
Bebe Rexha, Rita Ora dhe Bleona Qereti shkëlqyen në tapetin e kuq. Bebe Rexha u shfaq me një stil tjetër të flokëve dhe tërhoqi vëmendjen me një fustan ngjyrë krem të ngushtë mbas trupit. Ndërsa Rita Ora dhe Bleona Qereti zgjodhën fustan të zi. Ndërsa Dua Lipa shkëlqeu në të bardhë në pasndejën e Grammy Awards.

Revista e njohur botërore, Allure, ka shpallur Bebe Rexhën prej yjeve që janë dukur më së bukuri në ceremoninë e 60-të jubilare të Grammy Awards.

Bebe Rexha e cila grimin ja besoi shqiptarit të njohur, Mario Dedivanoviq. Shqiptari nga Mali i Zi që u bë i njohur pasi punoi me yje si Kim Karadashian e bëri Beben të duket vërtet të veçantë.

Shperndaje