UDSH i bashkohet koalicionit ASH-LDSH?

Partitë shqiptare në Tuz kanë arritur marrëveshjen për të dalë me një listë të vetme, për zgjedhjet lokale të 3 Marsit.

Siç mësojmë, në mbledhjen e mbajtur sonte është arritur marrëveshja dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve, i është bashkuar Forumit Shqiptar, i cili përbëhet nga Alternativa Shqiptare dhe Lidhja Demokratike Shqiptare.

Ishte Alternativa Shqiptare ajo që inicoi unfikimin e partive shqiptare, ku në të njëjtën kohë fillouan negociatat me LDSH dhe UDSH dhe i përmbyllën me sukses ku me shumë gjasa partitë shqiptare do të dalin të bashkuar me një listë zgjedhore./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!