Kajoshaj: Nuk do lejojmë që Kryeqyteti të mbledh të ardhurat tona

Nuk do të presim përgjithmonë për të marrë përsipër ndërmarrjen ”Deponia”, e cila është në territorin tonë, por do ta mbyllim atë, dhe e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me puset në Dinoshë dhe Vuksanlekaj që furnizojnë një pjesë të Podgorica dhe Zetës me ujë, tha Fadil Kajoshaj, Kryetar i Kuvendit komunal të Tuzit.

Sëfundmi, drejtori i deponisë deklaroi se së shpejti ata do të punojnë edhe pjesën e katërt sanitare. Ata duhet ta dinë që pa pëlqimin e Kuvendit Komunal të Tuzit, nuk ka asnjë ndërtim dhe as ndonjë punë në këtë zonë, duhet ta dinë këtë.

Ne kemi propozuar se çfarë kërkojmë. Në ta është të deklarohen dhe të prënojnë diçka nga ajo. Në fund të fundit, ne do të bllokojmë funksionimin e Deponisë, sepse askush nuk mund të hyjë në territorin tonë dhe të bëjë çka të donë. Dhe një gjë tjetër, puset në Dinoshë dhe Vuksanlekaj nga të cilat furnizojnë vendbanimet e Podgoricës dhe një pjesë të Zetës do të mbyllen. Nuk do ti japim uji dikujt ashtu. Ne jemi të gatshëm të lëshojmë sa mundemi dhe të bashkëpunojmë, por meqenëse ata nuk janë të prirur të bien dakord, ne jemi të detyruar të bëjmë ashtu siç mendojmë se duhet. Pse të mbledh dikush të ardhura nga territori ynë, dhe ne të lejmë atë, tha Kajoshaj.

Kajoshaj thekson se kryeqyteti është jo korrejtë në procesin e negociimit të ndarjes së pasurisë dhe territorit.

“Kjo është pakorrektësi dhe papjekuri politike e kryeqytetit, si dhe mosrespektim i ligjit. Ne kemi pasur disa propozime, por duket asgjë nuk është e pranueshme për Kryeqytetin, dhe ata nuk kanë asnjë shpjegim për këtë sjellje. Mendojnë që në arbritrazhë do të fitojnë diçka, por në letër shkruan që ”Deponia” është në komunën katastrale të Tuzit dhe baza e demarkacionit janë komunat katastrale ose kufijtë e vendbanimeve, kështu që të zgjedhin. Por atyre asgjë nuk u konvenon.

Zotërinjt njoftuan e nuk vjen në pyetje që ata të financojnë institucionet në komunat tjera duke i’u referur QKI ”Malësia”. Nëse është ashtu atëher të gjtha ndërmarrjet ti lëvizin në territoin e tyre dhe jo nga këtu të marrin para, deklaroi Kajoshaj. /Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!