Msc. Luigj Dedvukaj emërohet drejtor i sh.f “Mahmut Lekiq”

Intelektuali i dalluar, muzikanti dhe kompozitori i njohur, magjister i shkencave Z.Luigj Dedvukaj është emëruar ushtrues i detyrë së drejtorit të Shkollës Fillore ”Mahmut Lekiq” në Tuz.

Ai është i punësuar si profesor i kultutës muzikore në të njëjtin institucion që nga viti 2006. Përveç kësaj shkolle, është i angazhuar edhe në shkollat fillore në Dinoshë dhe Skorraq. Po ashtu është kordinator i paraleles së shkollës së muzikës “Vasa Paviq” në Tuz.

Dedvukaj momentalisht kryen edhe detyrën e këshilltari të Alternativës Shqiptare në Kuvendin e komunës së Tuzit.

Në postin e drejtorit, Dedvukaj do të zëvëndësoi Rexhep Gjokaj, i cili para disa kohe për shkaqe objektive ka dhënë dorëheqje. /Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!