Faik Nika tregon tre shqetësimet e shqiptarëve në Malin e Zi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika prej një jave ka pasur takime me krerët më të lartë të vendit për të diskutuar mbi të drejtat e shqiptarëve në këtë shtet.  

Për këto takime, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika u shpreh në Euronews Albania se takimet janë zhvilluar për të kuptuar qasjen që do të ketë qeveria ndaj pakicave kombëtare.

“Sinjalet e para nga takimet e fundit janë që do të vazhdohet me përmirësimin e pozitës së pakicave nga kjo qeveri dhe bashkëpunimi me këshillat e pakicave kombëtare”, tha ai. 

Sipas zotit Nika tre shqetësimet aktuale të shqiptarëve janë: investimet në zonat ku ka shqiptarë, ruajtja nga fenomeni i asimilimit dhe përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet publike.

“Shqetësim kemi investimet në zonat ku banojnë shqiptarët, kemi çështjen e përfaqësimit proporcional në institucionet publike, ku shqiptarët nuk janë të përfaqësuar në këto institucione. Sfida tjetër kemi edhe ruajtjen nga fenomeni i asimilimit”, tha ai.  

Nika gjatë ditëve të fundit ka zhvilluar biseda me kryeministrin e Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ministrin e Drejtësisë dhe pakicave Vlladimir Leposaviq dhe kryetarin e kuvendit, Alleksa Beçiq.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!