Nrekiq pranoi para prokurorit se me vetëdije ka shkelur ligjin

Kryetari i komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, tha para prokurorit se pushteti lokal punësoi një numër të caktuar njerëzish gjatë vitit të kaluar, me vetëdije se janë duke shkelur rregullat ligjore për punësim, shkruan Vijesti.

Nrekiq tha se pushteti lokal u detyrua të punësojë në mënyrë të tillë, që të sigurojë funksionimin normal të Komunës.

Ai gjithashtu pranoi se asnjë punësim i ri, përveç në tre raste, nuk është shoqërua me pëlqimin e domosdoshëm të Ministrisë së Financave, pasi që Komuna është në planin e rehabilitimit.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!