Konsorciumi italo-rus Eni-Novatek, i cili filloi shpimin e parë kërkimor të naftës në mars të vitit 2021 në bregdetin e Malit të Zi, nuk gjeti naftë, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale.
Sekretari shtetëror për Energji dhe Miniera, Marko Perunoviq, tha të premten se pusi është i thatë dhe se nuk do të ketë prodhim hidrokarburesh në vendin e shpuar nga kompania Eni – Novatek.
“Ata arritën në fund të pusit, i dërguan mostrat e mbledhura në Milano. Raporti zyrtar nuk ka ardhur ende, por menaxhmenti i tyre na tha se karakteristikat themelore janë të pafavorshme dhe se nuk janë ato që prisnin. Ata konsiderojnë që pusi është i thatë”, tha Perunoviq./Malësia.ME/