Kam simpati për luftën e tij ndaj korrupsionit, thotë kreu i qeverisë së Malit të Zi, për bashkëvendasin e tij.
Ka kaluar pa vëmendje një deklaratë e paradokohshme e kryeministrit të Malit të Zi, Abazoviq në mbështetje të kreut tëqeverisë së Kosovës, Albin Kurti në lidhje me asosacionin e komunave serbe, por jo vetëm. I ftuar paradokohe nëemisionin “Top Story” të Grida , kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka ofruar pikëpamjet e tij politike mbi situatën në Ballkan dhe në Mal të Zi. I pyetur në lidhje me mbiemrin dhe identitetin e tij ai është shprehur shkurt se ‘mbiemri nuk e bën njeriun, por vlerat’, më pas vazhdoi duke pohuar se është krenar që është shqiptar dhe si pjestar i pakicës etnike po punon për të avancuar të drejtat e të gjithëve pa bërë dallime. Ai pyet mbi pikëpamjet e tij rreth politikës dhe retorikes nacionaliste në Mal të Zi dhe Ballkan, mëkonkretisht për thënien e Abazoviq, se “mbas nacionalizmit në trevat e Ballkanit, qëndron korrupsioni. Pyetjes sugjestive se “Rama mbahet për kozmpolit, megjithatë akuzohet si i korruptuar, ndërkohë që Kurti është nacionalist dhe nuk ka akuza të tilla,”, Abazovic ju përgjigj: është një tjetër arsyetim kur bëhet fjalë për vendet jashtë ish Jugosllavisë. Pas vlerësimeve për Ramën në arenën ndërkombëtare, ai tha:nacionalizmi është shndërruar në vegël kontrolli të politikanëve të korruptuar… dhe se: “çdo here që të korruptuarit kanë nevojë të nxisin tensione, e shfrytëzojnë këtë të fundit.” Sipas tij, retorika nacionaliste në ish-Jugosllavi, sidomos në Mal të Zi, shërben si maskë apo mbulojë e axhendave dhe interesave personale. Po ashtu përkujtoi se Mali i Zi është shtet multietnik dhe multifeta, pa grup homogjen, dhe në një shoqëri të tillë të drejtat duhet t’u garantohen të gjithëve në mënyrë të barabartë. Aq më shumë dikush si ai – një politikan që etnikisht i takon minorancësshqiptare- duhet të punojë në favor të barazisë së të drejtave.
I pyetur në lidhje me mendimin e tij mbi homologun e tij nga Kosova, Albin Kurtin, theksoi se për të ka mendim pozitiv, madje shtoi se ka edhe simpati për luftën e tij kundër korrupsionit. Më tej veçoi se mbeshtet qasjen qytetare të Kurtit në Kosovë, sidomos në lidhje me problemet aktualeme të cilat po përballet. Abazoviq tha se përkrah idenë e Kurtit në çështjen e asociacionit të komunave serbe, e cilasipas tij, nuk duhet të jetë e përkufizuar në baza etnike, pasi kjo pasi do shtonte përçarjet dhe do thellonte ndasitë.Ai përfundoi se në Kosovë ‘nuk mund të ketë komuna të cilat janë serbe apo shqiptare’, pasi ato të gjitha janë të barabarta si komuna të cilat u takojnë qytetarëve pa dallim. Sipas këtij arsyetimi, kjo qasje e Kurtit është pozitive për rajonin.
Për më tepër lexoni deklaratën e plotë:
“Albin Kurti ndoshta ka pasë nji retorikë nacionaliste më heret, por nëse degjoni sot deklaratat e Albin Kurtit ato janë shumë qytetare. Kjo edhe me çeshtjën me problemin me të cilin ka të bëjë në veri të Kosovës. Pra, dikush që thotë se nuk ka komuna të cilat janë serbe apo shqiptare por janë komuna të barabarta, të qytetarëve, pa marrë parasyshë a jeton aty shumica shqiptarë apo serb – unë këtë e shoh si një avantazh të madh. Ai [Kurti] e lufton korrupsionin dhe gëzon shumë simpati nga ana ime.” (min. 5:55-6:37.)
Ai ishte I ftuar paradokohe në emisionin “Top Story” të Grida Dumës. Në atë emision kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka ofruar pikëpamjet e tij politike mbi situatën në Ballkan dhe në Mal të Zi. I pyetur në lidhje me mbiemrin dhe identitetin e tij ai është shprehur shkurt se ‘mbiemri nuk e bën njeriun, por vlerat’, më pas vazhdoi duke pohuar se është krenar që është shqiptar dhe si pjestar i pakicës etnike po punon për të avancuar të drejtat e të gjithëve pa bërë dallime.p