Ja kush e inicioi shkarkimin e Krivokapiq? (Foto)

Iniciativa për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit të Mali të Zi Ranko Krivokapiq është nënshkruar nga tridhjetë e gjashtë deputetë (36).

Këtë iniciativë e kan nëshkruar deputetët e DPS,Partisë Boshnjake,Forcës dhe Iniciativës Qytetare Kroate (HGI), duke kërkuar që Kuvendi të diskutojë për këtë më 10 mars me fillim në ora 11:00.

Iniciativa, në të cilën CDM kishte qasje, është nënshkruar nga deputetët: Milutin Simoviq, Melvudin Nuhoxhiq, Andrija Popoviq, Marija Maja Catoviq, Tarzan Millosheviq, Predrag Sekuliq, Filip Vukoviq, Radivoje Nikçeviq, Miodrag Vukoviq, Shefkija Muriq,Slobodan Krusho Radoviq, Sasa Peshiq, Branko Çavor, Luigj Shkrela, Milorad Vuletiq, Obrad Misho Stanishiq, Zoran Jeliq, Marta Shqepanoviq, Husnija Saboviq, Halil Dukoviq, Branka Tanasijeviq, Vuk Roqen, Rashid Adroviq, Zhana Filipoviq, Zelko Aprcoviq, Jasmin Sututović, Radovan Obradoviq, Nada Drobnjak, Veljko Zarubica, Nikola Mann, Maida Besliq, Sulo Mustafiq, Alma Kalaç Resad Sijariq, Genci Nimanbegu dhe Lerka Dragiqeviq.

Klubi i deputetëve të SDP-së, në seancën e jashtëzakonshme më 27 janar 2016, në të cilën qeveria fitoi besimin, votuan kundër.

Kështu, SDP ka ndërprerë në mënyrë të njëanshme marrëveshjen për veprim të përbashkët politik të nënshkruar nga DPS, SDP, Partia Liberale, Partia Demokratike, Parti Boshnjake, koalicioni “Forca për bashkim” dhe Iniciativa Qytetare kroate.

Marrëveshja është nënshkrua, mes tjerash, “në mënyrë që të formohet shumicë parlamentare nga e cila do të krijohet qeveria e ardhshme e Malit të Zi “, si dhe për mbështetjen e aktiviteteve qeveritare.

Neni 6 i marrëveshjes thotë, partitë nënshkruese janë zotuar për të mbështetur zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit nga radhët e Partisë Social Demokrate (SDP).

Ranko Krivokapiç si kryetar i SDP pikërisht me votat e kësaj shumicë parlamentare, më 8 nëntor 2012, zgjidhet kryetar i Parlamentit.Me votimin kundër qeverisë, SDP ka pushuar të jetë mbajtësi i të drejtave sipas marrëveshjes./Malësia.ME/

Ja kush e inicioi shkarkimin e Krivokapiq
Ja kush e inicioi shkarkimin e Krivokapiq 2

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!