Partia Socialiste e Shqipërisë po mban kongresin tre ditor zgjedhor ne Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Dita e parë dje iu kushtua grave, ndërsa sot është edhe dita më e rëndësishme e punimeve, ku ministrat e kabinetit qeveritar si dhe Kryetari i PS-së Edi Rama diskutuan me radhë mbi rindërtimin pas tërmetit të 26-nëntorit, drejtësin, sundimin e ligjit dhe integrimi në Bashkimin Evropian. Nga ky Kongres do të dalin dhe anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare.
Me ftesë të Kryetarit të PS-së dhe kryeministrit Edi Rama në kongres mori pjesë edhe Nik Gjeloshaj, kryetari i komunës së Tuzit dhe Alternativës Shqiptare./Malësia.ME/