Nesër të dielën fillon pjesa e dytë e kampionatit në Ligën e Dytë të Malit të Zi në futboll.
Lideri i ligës së dytë, skuadra e Deçiqit ndeshjen e parë të vazhdimit të kampionatit do luaj në transfertë ndaj “Otrant Olimpik” nga Ulqini.
Ndeshja fillon në ora 14:00 në stadiumin në Plazhin e Madh.
Në afatin kalimtar dimëror skuadra e Deçiqit është përforcuar me portierin Jovan Peroviq si dhe futbollistët Zhelko Krstoviq, Angjell Rudoviq dhe Nikolla Stojanoviq.