Gjeloshaj: Atë që u takon shqiptarëve u’a falën boshnjakëve

Deputeti i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj, i cili para pak kohësh u largua nga klubi i deputetëve të partive të pakicave,tha se ky vendimi i tij ka shkaktuar pakënaqësinë e atyre deputetëve të cilët mendonin se ishin të rëndësishëm.

Gjeloshaj thotë se në realitetë ata janë, bërë të ”rëndësishëm” ngaqë këtë status u’a ka mundësuar një ish-parti shqiptare e cila nuk ka prodhuar asnjë veprim politik në këto katër vjet të mandatit.

Janë në pushtetë dhe nuk kanë asnjë vend në Qeveri, për shkak se pjesen e vetë ja dhanë dikujt i cili është armiku politik më i madhë i shqiptarëve.

Përpjekja për të parandaluar formimin e klubit Alternativa-URA nënkuptonte edhe parandalimin e formimit të klubit Forca, HGI dhe LP. Unë i kam parandaluar në këtë, do të vazhdojë me aktivitete politike, që opsionet e tilla politike, të bëhen të parëndësishme në Mal të Zi.Jam i sigurtë se do të kam sukses, tha Gjeloshaj në një intervistë për gazetën Dnevne Novine.

I pyetur nëse do të votojë për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit, kur kjo çështje të jetë në rendin e ditës në Kuvend, Gjeloshaj konsideron se nuk do të vihet deri te votimi për shkarkimin e Krivokapiq,duke shtuar se levizjet politike para seancës së caktuar pak ditë më parë e konfirmojnë mendimin e tij.Kjo çështje është shum larg në listën e prioriteteve të ASH.Por në qoftë se, kjo pikë vjen në rend të ditës, do të bëjë të njëjtën gjë si në lidhje me besimin e Qeveris, do ti ndëgjoj qëndrimet e partnerëve të koalicionit dhe pastaj në kryesisë do të merret vendimi.

Duke folur për mbështetjen që ka partia e tij dhe ai, si deputet, Gjeloshaj thotë se kontrolli i fundit ishte në zgjedhjet lokale në Podgoricë, para dy viteve jo të plota, kur si kreu i listës, ka marrë rreth 25 për qind mbështetëje të shqiptarve të cilët votuan në kryeqytet.Në zgjedhjet e fundit parlamentare, koalicioni që përfaqësoj ka fituar 3,900 vota.Këto janë argumentet dhe rezultatet zyrtare, tjerat janë manipulime të individëve apo kundërshtarëve politikë, të cilët në skenën publike i kemi “çarmatosur”, dhe tani bredhin pa orientim, “shpjegon ai.

Rreth votëbesimit të Qeverisë Gjeloshaj tha se, votoi për atë që qeveria duhet të bëjë nga shkurti i vitit 2016 dhe ka marrë përgjegjësinë si anëtar i Alternativës Shqiptare.Unë besoj se do të bihet dakordë sipas kërkesave në lidhje me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të koalicionit shqiptare në Qeveri.Me pjesëmarrjen në qeveri kërkojmë zgjedhjet në Malësi për komunën në kuadër të kryeqytetit.

Do ishte e papërshtatshme, me konsensus edhe më të madh edhe me opozitën, të përjashtohet nga Qeveria pakica e vetme e vërtetë, gjuhësore dhe etnike në Mal të Zi.Me siguri se në këtë rast do ta kuptojmë mesazhin dhe në kohë adekuate do të përgjigjëmi.-perfundoj Gjeloshaj./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!