Bisedimet në mes pozitës dhe opozitës për arritjen e një marrëveshjeje për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të barabarta po shkon drejt përfundimit dhe finalizimi mund të arrihet shumë shpejt. Këtë e ka deklaruar për media anëtari i ekipit koordinues të Lëvizjes Qytetare URA Nedeljko Rudoviq.
Ai ka theksuar se është me shumë rëndësi që marrëveshja të arrihet sa më shpejt , pasi kanë mbetur vetëm 6 muaj deri në zgjedhje. Një nga pikat më diskutabile janë zgjedhjet lokale në Tivat ku shumë parti opozitare nuk do të marrin pjesë.
“Është e kotë pjesmarrja në zgjedhje lokale kur nuk ekzistojnë as kushtet minimale për një garë të lirë dhe të drejtë”, ka deklaruar në mes tjerash Rudoviq.