Shkrela: Pushteti në Mal të Zi nuk është marionetë e askujt

Demokracia e re serbe (NOVA) ka regjistruar ndërhyrje të re në punët e brendshme të Malit të Zi nga ana e përfaqësuesve diplomatikë të shteteve të NATO-s, tha Jovan Vuçuroviq.

Është e qartë se ambasadat e disa vendeve të NATO-s dhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë të përëndimit, kanë vendosur kontroll të plotë mbi regjimin marionetë në Podgoricë, me qellim të veçant që përmes prokurorisë dhe organeve hetuese të ndajnë drejtësi selektive në Mal të Zi,në përputhje me interesat e veta- tha Vuçuroviq.

Deputeti i DPS Luigj Shkrela thotë se, duke pasur parasysh që Demokracia e re serbe bashkpunon me ruset,këto mesazhe të Jovan Vuçureviq janë patetike.

Megjithatë, nuk më çudisin mesazhet e Vuçuroviq, ata që mbështesin politikë të tillë nuk pres gjë tjetër përveç nënçmimit të çdo gjëje që e simbolizon Malin e Zi si shtet të pavarur dhe sovran, dhe një shtet që është shembull i tolerancës dhe i cili për reformave është në krye të rajonit.Pushteti në Mal të Zi nuk ka qenë dhe nuk do jetë marionetë e askujt, – tha Shkrela./Malësia.ME/

Shperndaje