Marrja e vendimeve është pjesë e pashmangshme e jetës njerëzore dhe është shumë e rëndësishme në të gjitha sferat në jetë, qoftë në planin individual apo të përgjithshëm, vendimet e ndryshojnë jetën e njeriut.
Vendimet e marrura mirë e përmirësojnë, kurse ato të gabuara dhe të marrura keq e përkeqësojnë. Por përkeqësim edhe më të madhe mund të shkaktoi mos marrja e vendimit, shtyrja, pavendosmëria dhe neglizhenca.
Pas çdo vendimi ka përfitim, por edhe dëme të mundshme. Duhet të kemi parasysh se rrallë herë mund të jemi 100% të sigurt se zgjedhja jonë është e drejtë. Kjo do të thotë që çdo vendim në vetvete paraqet një rrezik, dhe meqë nuk mund të jemi të sigurt se kemi zgjedhur mirë, ai gjithmonë përmban një rrezik të caktuar, kështu që për të marrë vendime të pjekura kemi nevojë për guxim.
Vendime të pjekura mund të marrim kur vërtet dimë se çfarë duam.
Sot, suksesi dhe progresi i kombeve të zhvilluara është produkt i vendimeve të mençura, të pjekura, të duhura në kohën e duhur, duke vjelur tash frutat e vendimeve të pjekura. Të tjerët, ata që dështojnë ti marrin ato, në vend të kësaj arsyetohen, ankohen, justifikohen apo edhe ngushllohen duke ofruar zgjidhje pasi të ketë kaluar koha.
Jeta e njeriut është e përbërë nga vendimet dhe gjëja jonë më e rëndësishme është të mësojmë të marrim vendime.
Anton Gjokaj