Sipas anketës së organizatës CEDEM, kandidati presidencial që gëzon përkrahjen më të madhe të qytetarëve është Millo Gjukanoviq me 50,6%, i ndjekur nga Mlladen Bojaniq me 35,5% dhe Draginja Vuksanoviq 7,9%. Sipas kësaj ankete, 8% e qytetarëve akoma nuk kanë vendosur se për cilin kandidat do të votojnë.
Në rast të daljes në raundin e dytë, kandidati i pozitës do t kishte 55% të përkrahjes, kurse ai i opozitës 45%.