Gjeloshaj: Nga nesër do jenë të hapura farmacite bujqësore për porosi

Kryetari i komunës, Nik Gjeloshaj live përmes facebookut njoftoi se Komisioni Nacional për Sëmundje Infektive e ka pranuar kërkesën e ti për hapjen e shitoreve bujqësore në komunën e Tuzit.

Nga nesër do të jenë të hapura farmacite bujqesore në mënyrë që bujqit e Malësisë të furnizohen dhe mos të ndalin aktivitetin.

Gjeloshaj theksoi se qytetarët nuk e kanë të lejuar të shkojnë personaisht të bëjnë blerjen, por përmes telefonit do të bëjnë porosinë dhe këto shitore do t’u sjellin produktin e porosit te shtëpia./Malësia.ME/

Ju njoftojmë se furnizimi i prodhuesve bujqësor me preparatet e nevojshme, do të kryhet asisoji që bujqit do të kontaktojnë farmacitë e autorizuara bujqësore, do të porosisin çfarë ju nevojitet, kurse ato do t’ua sjellin preparatet e porositura në adresën e shtëpisë.
Farmacitë e autorizuara bujqësore janë:
„TRITICUM“
069-138-700
069-645-500

„AGRO CENTAR“
020/601-758
069-334-043
067-344-043

„Hona“
069-626-533

AGROPROMOS DOO
068/021-911
067/021-911

Ndërsa për furnizimin me naftë, ju lutemi të kontaktoni personin si më poshtë:
Arton Gojçaj në numrin: 069-082-875.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!