Komuna e Tuzit shpall tender për rishtrimin e aksit rrugorë Dushiq-Lekaj-Vrane

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj ka njoftuar se komuna ka shpallur tenderin publik për rishtrimin e aksit rrugorë Dushiq – Lekaj – Vrane, me gjatësi 2.23 km.

Gjeloshaj tha se shumë shpejt pritet fillimi i asfaltimit të rrugës së Trieshit nga Delajt në drejtim të Koritës.

Mo poshtë mund të lexoni kumtesën për opinion të Gjeloshaj:

Komuna e Tuzit vazhdon të punojë në drejtim të përmirsimit të infrastrukturës lokale

Të nderuar,

Kam kënaqësi të ndaj me Ju lajmin se Komuna e Tuzit ka shpallur një procedurë të prokurimit publik për rishtrimin e aksit rrugorë Dushiq – Lekaj – Vrane, me gjatësi 2.23 km.

Me qëllim të përmirësimit dhe zhvillimit, Komuna e Tuzit vazhdon të investojë mjete të konsiderueshme në përmirësimin e infrastrukturës tonë rrugore.
Për realizimin e këtij projekti, komuna jonë ka ndarë 173,450.00 €.

Të gjitha kompanitë e interesuara mund të paraqesin oferta, në përputhje me kushtet nga dokumentacioni i tenderit, deri me datë 21 prill të këtij viti.
Ky projekt është vetëm një nga projektet që Komuna e Tuzit planifikon të realizojë gjatë këtij viti.

PS
Shumë shpejt presim fillimin e asfaltimit të rrugës së Trieshit nga Delajt në drejtim të Koritës!

Malësia po ndryshon!

NGJ

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!