PDS me partnerë ftojnë Kryeministrin të shkarkojë ministrin Leposaviq

Partitë opozitare, Partia Demokratike e Socialsitëve, Socialdemokratët, Partia Boshnjake, Koalicioni Shqiptar, “Bashkë një za” – Partia Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi, si dhe Partia Liberale, e kanë ftuar kryeministrin Zdravko Krivokapiq që në afatin sa më të shkurtër kohorë ta shkarkojë Ministrin Leposaviq, i cili për herë të dytë refuzon ta pranojë vendimin e Gjyqit ndërkombëtarë për krimet e luftës në Hagë dhe të pranojë se në Srbernicë ka ndodhur gjenocid,

Partitë nëshkruese të kësaj kërkesë, shtojnë se qëndrimet e këtij ministri janë të palejueshme edhe nga aspekti civilizues dhe njerëzor.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!