URA dhe DEMOS nuk pajtohen që SNP të marrë dy poste ministrore?

Seanca e Kuvendit të Malit të Zi në të cilën do të debatohet për Lex specialis, për ndryshimet në qeverinë dhe për shkarkimin e kryetarit të parlamentit Ranko Krivokapiq do të fillojë të mërkurën , u vendos në mbledhjen e djeshme të kolegjiumit.

Shefi i klubit të deputetëve të PDS, Millutin Simoviq, ka theksuar se është i kënaqur se në kolegjium arritën sot të caktojnë mbledhjen e parlamentit. Ai ka theksuar se me caktimin e seancës është zhbllokuar puna e parlamentit e cila zgjatë tash më tepër se dy muaj.

Lista e kandidatëve të opozitës për postet ministrore në qeveri do të kompletohen këto ditë, siç mëson ”Vijesti” nuk është ende e sigurt se Demos dhe URA do të pajtohet që SNP të marrë dy poste ministrore, edhe pse SDP është shprehur e gatshme të u lëshojnë postin e tyre.SNP e ka propozuar Aleksander Damjanoviq për Ministër të Financave ndërsa Radivoje Rashoviq për Ministër të Bujqësisë.Opozita ka kohë deri të martën në mbrëmje ti dërgoj Gjukanoviqit listën me emra.

“Ne menduam se do të ishte mirë që katër subjektet opozitare të marrin nga një ministri, dhe personi i pestë, gjegjësisht zëvendëskryeministri të jetë person jo-partiak, ka thën Dritan Abazoviq për Vijesti./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!