Dresheviq: Për Tuzin zgjidhja më e mirë ishte komunë në kuadër të kryeqytetit

Deputeti i Partisë Boshnjake, Nexhad Dresheviq ka deklaruar në Parlament se statusi Komunë Urbane të cilën e kishte Tuzi deri tani, është dëshmua si jo funksional.Ishte diçka më shumë se bashkësi lokale, dhe larg nga kompetencat e një komune, tha ai.

Unë kam konsideruar, dhe ende konsideroj se zgjidhja më e mirë është komunë në kuadër të kryeqytetit, deklaroi Dresheviq në seancën Parlamentare ditën që u votua Tuzi komunë e plotë.

Burimet jo mjaftueshëm të zhvilluara dhe mungesa e kuadrit, janë dy faktor të rëndësishëm. Prandaj, unë mendoj se ky ishte model më i mirë, ku do të ruhej një marrëdhënie e caktuar me kryeqytetin.

Partia Boshnjake ka pesë këshilltarë në Kuvendin e Podgoricës, me vendimn që Tuzi të jetë komunë e plotë nuk do të kemi asnjë, tha Dresheviq.

Bisedat për mbështetjen nga Diaspora dhe për fondet evropiane, mendoj se këto nuk janë reale. Do të doja që koha të më demantoj dhe që pas disa vitësh mos të dorëzohet kërkesa që të kthehemi në kuadër të kryeqytetit.

Në fund Dresheviq qytetarëve të Tuzit, të të gjitha kombesive dhe feve u urojë komunën, sepse Tuzi është Mali i Zi i vogel, shpresoj që Tuzi do fitoi bulevardin Podgoricë-Tuz, arsim më të mirë, kujdes më të mirë shëndetësor, më shumë vende pune dhe qeverisje më të mirë lokale, sepse kjo u duhet tuzjanve, përfundoi Dresheviq./Malësia.ME/

Shperndaje