Joshua “mbreti” i ri i boksit, nokauton Klitschkon (Video)

Anthony Joshua është kampioni më i ri i botës në boks.

Britaniku e mposhti ukrainasin Wladimir Klitschko me nokaut në një ndeshje spektakolare në Londër, raporton Koha.net.

Në raundin e pestë dhe gjashtë boksierët sollën spektakël. Joshua këtë ring e nisi furishëm, duke e rrëzuar Klitschkon, i cili më pas u ringjall dhe grushtoi me mjaft sukses Anthony Joshuan.

Runda e 5

http://www.dailymotion.com/video/x5k9jnv_amazing-fight-anthony-joshua-vs-wladimir-klitschko-5-round_sport

Kurse në raundin e gjashtë Wladimir Klitschko ishte ai që arriti ta rrëzojë britanikun, që u ngrit më pas për ta vazhduar luftën.

Runda e 6

http://www.dailymotion.com/video/x5k9jyx_sport

Kurse në raundin e 11-të Joshua arriti ta rrëzojë dy herë Klitschkon, i cili u çua te dy herët, por pas një serie grushtash nga Joshua gjyqtari nderpreu ndeshjen dhe kështu Joshua u shpall më i miri në botë.

Joshua tani mban titujt e botës IBF, WBA dhe IBO

Runda e 11

http://www.dailymotion.com/video/x5k9ma1_anthony-joshua-wins-by-ko-vs-wladimir-klitschko-round-11_sport

Shperndaje