Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në MZ, uron Presidentin Ilir Meta

Foto: Malësia.ME

Këshilli Kombëtar i shqiptarve në Mal të Zi ka uruar presidentin e ri të Shqipërisë z. Ilir Meta.

Zgjedhja e Kreut të Shtetit Amë është një lajm i mirëpritur për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen po ashtu edhe për ata në Malin e Zi, thuhet në kumtesën e KKSH-së.


MESAZH URIMI PËR Z. Ilir META

PRESIDENT I ZGJEDHUR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

I nderuar  Z. META ,

Me kënaqësi të veçantë sot mësuam zgjedhjen Tuaj President i Republikës së Shqipërisë.

Më lejoni që në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi dhe në emrin tim personal,  të Ju uroj përzemërsisht zgjedhjen në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Zgjedhja e Kreut të Shtetit Amë është një lajm i mirëpritur për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen po ashtu edhe për ata në Malin e Zi.

Urojmë që ta përmbushni me sukses detyrën e Kryetarit të Shtetit dhe mirëpresim çdo bashkpunim me Ju me qëllim mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve.

Urime !

Me respekt,

Kryetari

Genci Nimanbegu

Foto: Malësia.ME

Shperndaje