ryetari i Këshillit komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) dhe bartësi i listës së kësaj parti në zgjedhjet e mbajtura pak kohë më parë do të jetë kandidati i vetëm për kryetar të Komunës së Ulqinit, mëson Portali Ul-info.
Ky vendim u miratua në mbledhjen e Këshillit ekzekutiv të PDS-së, e cila u mbajt të shtunën në Ulqin dhe e cila iu dërgua për pëlqim Kryesisë së kësaj parti.
Pritet që Nrekiq të zgjidhet për kryetar të Komunës së Ulqinit në mbledhjen e parlamentit lokal për dhjetë ditë.
Kujtojmë se para disa ditësh, drejtori politik i Forcës Ilir Çapuni u zgjodh par kryetar të Kuvendit të Ulqinit./Malësia.ME/