Policia e Kosovës ka njoftuar se dy policë kanë rënë në rrjedhën e lumit Lepenc në mbrëmjen e së shtunës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi, ka deklaruar se policët kanë qenë në një makinë zyrtare në magjistralën Kaçanik-Hani i Elezit dhe më pas vetura ka rënë nga ura e lumit Lepenc.
Gashi ka deklaruar se hetimet janë duke vazhduar për gjetjen e personave të zhdukur derisa në vendin e ngjarjes janë edhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në kërkim janë angazhuar edhe mjete të rënda si dhe nga ajri zona është vëzhguar nga KFOR-i me anë të helikopterëve.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nga vendin i zhdukjes së dy policëve ka deklaruar sot se do të kërkojë ndihmën e homologut të tij maqedonas Zoran Zaev që kërkimet për dy policët e zhdukur kosovarë në lumin Lepenc të bëhen edhe në anën e territorit të shtetit fqinj.